As miliarderja e famshme, Kylie Jenner, nuk i rezistoi dot tundimit të aplikacionit “FaceApp” që i ka çmendur të gjithë me risinë e tij për ndryshimin e gjinisë.
22-vjeçarja ka vendosur që të publikojë një foto të saj në versionin mashkull. Kjo është realizuar nga një faqe e fansave dhe të gjithë mendojnë se është kopje e këngëtarit Zayn Malik.
E në fakt mjekra e theksuar, flokët e errët dhe vetullat e bëjnë Kylie-n një mashkull super seksi.
Advertisement
Prej disa ditësh, moda e ndryshimit të gjinisë përmes një fotografie është rikthyer sërish këtë vit, falë “FaceApp” që jo vetëm që e bën transformimin të thjeshtë, por edhe shumë realist.