Prej disa kohësh, Oriola Marashi, tërheq vëmendjen e ndjekësve me çdo postim që bën në rrjetet sociale.
Madje së fundmi është komentuar shumë për lidhjen e saj me futbollistin e njohur, Eros Grezda.
Por tani, Oriola e cila ka mijëra ndjekës në “Instagram” është habitur me atë se çfarë ka ndodhur në llogarinë e saj.
Brenda pak orëve i janë shtuar mbi 5 mijë ndjekës të cilët nuk janë të vërtetë. Mesa duket dikush po ia shton vetë modeles ndjekësit nëpërmjet metodës që quhet “boot-e fake”.
Kjo pasi ajo e ka mohuar se po e bën vetë një gjë të tillë. “Nuk e di ca po ndodh me Instagramin tim. Kisha 409K 100% real folloëers dhe u zgjova në mëngjes me 413K dhe po vazhdojnë të shtohen. S’kam blerë kurrë folloëers sepse nuk dua të mashtroj veten, as të tjerët, por nuk e di çfarë po ndodh, s’më kishte ndodhur kurrë kjo gjë. Dikush të ma shpjegojë ça po ndodh”, ka shkruar modelja.