Ndryshimi i trupit në 10 vitet e fundit, Selena Gomez publikon foton me mesazhin e fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshimi i trupit në 10 vitet e fundit, Selena Gomez publikon foton me mesazhin e fortë

Selena Gomez u shfaq e sinqertë dhe e pakomplikuar në rrjetet sociale teksa foli për ndryshimet në trupin e saj ndër vite. Në një story që ka postuar në Instagramin e saj, këngëtarja ka treguar dy foto se si ka qenë trupi i saj dhe si është sot. “Sot kuptova që nuk do të jem më kurrë kështu…”, ka shkruar ajo krahas fotos ku pozon me bikini në vitin 2013, kur ishte 21 vjeç.

Fotoja e dytë ishte 10 vjet më vonë ku ajo mbante një fund bikini me bel të lartë dhe një bluzë të bardhë.

“Unë nuk jam perfekte, por jam krenare që jam kjo që jam… Ndonjëherë harroj se jam mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të dytë.

Advertisement

Në tetor, Gomez foli për turpin që ndjeu për trupin e saj kur iu nënshtrua një operacioni pasi u diagnostikua me lupus. Gomez, e cila ishte 24 vjeç kur u diagnostikua, kujtoi se ndihej sikur nuk kishte më “një trup adoleshent”, gjë që e bëri të ndihej keq./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy