Shifty Slellshock, frontmeni i grupit dikur të njohur “Crazy Town”, vdiq në moshën 49-vjeçare, raportojnë mediat amerikane.
Sipas informacioneve ai ka ndërruar jetë më 24 qershor, gjë që u konfirmua nga punonjës shëndetësorë nga Los Angeles dhe zëdhënësi i muzikantit.
Këngëtari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Slellshock u bë i famshëm në fillim të viteve 2000 me grupin “Crazy Town”, dhe hiti i tyre më i madh ishte kënga “Butterfly”, e cila ishte atëherë në vendin e parë në pothuajse të gjitha listat botërore, përfshirë Billboard Hot 100.
Ata publikuan albumin e tyre të dytë në 2002, por grupi shpejt u shpërbë për shkak të mosmarrëveshjeve midis anëtarëve për punën e tyre të ardhshme. “Crazy Town” u ribashkuan në 2007, dhe në 2015 ata publikuan albumin e tyre të tretë, “The Brimstone Slugger”. /vizionplus.tv