Ndahet nga jeta fituesi i çmimit “Oscar”, skenarist i filmave të famshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta fituesi i çmimit “Oscar”, skenarist i filmave të famshëm

Robert Towne, skenaristi fitues i Oskarit i shumë filmave të famshëm, duke përfshirë kryeveprën e filmit noir të vitit 1974, “Chinatown”, me aktorët Jack Nicholson dhe Faye Dunaway, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga partnerja e Robert Tawney, Carri McClure, e cila tha se ai vdiq i qetë në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij e dashur.

Towne fitoi Oscarin për skenarin më të mirë origjinal për “Chinatown”, i cili festoi 50 vjetorin e tij muajin e kaluar. Ai pati një periudhë shumë produktive në vitet 1970, duke shkruar filma të tillë si “Shampo”, me aktorin Warren Beatty dhe “The Last Detail”, me Nicholson. Robert Towne kishte shkruar disa skena në filma të njohur, si “Kumbari”, ku emri i tij nuk përmendej.

Towne shkroi skenarin për filmin “The Firm”, ku luan Tom Cruise dhe punoi me aktorin në dy filmat e parë “Mission: Impossible”. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy