Naomi Campbell ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë , siç ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Ish-supermodelja u bë sërish nënë me djalin e saj në moshën 53-vjeçare.

Në publikimin e saj ajo ka postuar një foto të të porsalindurit, duke shkruar: “Dashuria ime e vogël, dije që të adhurojmë pa kufi dhe që je e rrethuar nga dashuria që në momentin që na zbukurove me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se erdhe vogëlush. Nuk është kurrë vonë për të qenë nënë”. 

 

Në maj të vitit 2021, modelja solli në jetë fëmijën e saj të parë, ku shumë e kritikuan se u bë nënë në dekadën e saj të pestë. Siç shpjegoi modelja, ajo nuk është e birësuar, siç mendonin të gjithë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";