Naomi Campbell ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë , siç ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Ish-supermodelja u bë sërish nënë me djalin e saj në moshën 53-vjeçare.
Në publikimin e saj ajo ka postuar një foto të të porsalindurit, duke shkruar: “Dashuria ime e vogël, dije që të adhurojmë pa kufi dhe që je e rrethuar nga dashuria që në momentin që na zbukurove me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se erdhe vogëlush. Nuk është kurrë vonë për të qenë nënë”.
Në maj të vitit 2021, modelja solli në jetë fëmijën e saj të parë, ku shumë e kritikuan se u bë nënë në dekadën e saj të pestë. Siç shpjegoi modelja, ajo nuk është e birësuar, siç mendonin të gjithë.
Advertisement