Baby G, këngëtarja dhe njëkohësisht ish-fermerja e edicionit të parë në “Ferma VIP”, e cila arriti të fitonte zemrat e shumë ndjekësve të saj, është duke shijuar pushimet në Shqipëri.
Ajo ka ndarë për publikun foto të ndryshme, ku mes të tjerash dhe foto nga ditëlindja e saj e 28-të.
Mes postimeve mjaft interesante të Baby G, u vu re një foto ku shkruhej: Na keni marrë n’sysh o njerëz!
Kaq ka qenë mbishkrimi në “Instagramin” e këngëtares pa dhenë shumë detaje se çfarë incidenti i ka ndodhur në pushime.
Baby G pas përfundimit të “Ferma VIP” i ka vënë “flakët” rrjetit me fotot sensuale gjatë pushimeve në vendlindjen e saj. Ish-fermerja, e cila ka jetuar shumë gjatë jashtë Shqipërisë, ka bërë me dije gjatë izolimit në fermë se do të dëshironte të jetonte në vendin e saj të lindjes.
/vizionplus.tv