Muaji i mjaltit i hidhur për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, si nisën problemet në martesën e çiftit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muaji i mjaltit i hidhur për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, si nisën problemet në martesën e çiftit

Divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck , vetëm dy vjet pas martesës së tyre në verën e vitit 2022, ishte pothuajse një përfundim i paramenduar, të paktën sipas burimeve anonime që pretendojnë se problemet në lidhjen e tyre nisën shumë herët . Njëri prej tyre përmend se e kanë nisur qysh në muajin e mjaltit në liqenin e Komos në Itali.

PageSix citon këtë dëshmi: “ Kur nuk ishin para kamerave, mezi flisnin me njëri-tjetrin gjatë asaj që supozohej të ishte periudha më e lumtur e jetës së tyre”.

Edhe pse ndarja e tyre u zyrtarizua kur ylli latin paraqiti dokumentet e divorcit në një gjykatë në Los Anxhelos të martën, ka kohë që ka pasur shenja që martesa e çiftit po shpërbëhej.

Advertisement

Spekulimet në rrjetet sociale filluan të shtohen kur fansat e yllit latin vunë re se ajo kishte pëlqyer një postim në Instagram që fliste për marrëdhënie të trazuara.

Më pas, më 6 maj, Jennifer Lopez u shfaq e vetme në Met Gala të këtij viti, me shumë fansa që pyesnin veten për mungesën e Affleck nga ana e saj. Një përfaqësues i aktorit kishte deklaruar në atë kohë për E! se ai po xhironte The Accountant 2 në Los Angeles, por shumë pyesnin veten pse ai nuk mund të bënte një pushim për të marrë pjesë në gala prestigjioze në Muzeun Metropolitan të Artit në Manhattan.

Disa muaj përpara se të dilnin thashethemet e para për një ndarje, Ben Affleck kishte dhënë një intervistë në të cilën kishte shpjeguar se ai dhe Lopez kishin arsyetime shumë të ndryshme kur ishte fjala për mbrojtjen e privatësisë së tyre nga media. Ai shpjegoi se arsyeja e ndarjes së tyre në vitin 2002 ishte “ndjekja e paparacëve” dhe duke pasur parasysh këtë, donte të mbronte më shumë jetën e tij private këtë herë.

Advertisement

Në maj u shfaqën raportet e para se çifti dëshironte të jetonte veçmas. Ben Affleck u largua nga rezidenca ku jetonin dhe mori me qira një shtëpi në Brentwood.

Më pas ata nxorën në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills, Kaliforni, me vlerë 60 milionë dollarë. Në korrik u bë e ditur se Ben Affleck vazhdoi të blinte një pronë të re në Los Angeles. Vlera e tij llogaritet në 20 milionë dollarë.

Ben Affleck nuk mori pjesë as në ditëlindjen e 55-të të Jennifer Lopez. Këngëtarja e kaloi ditën në Hamptons, duke organizuar një festë ditëlindjeje me temë “Brigerton”.

Ashtu si Ben Affleck nuk e festoi ditëlindjen me të, ashtu edhe Jennifer Lopez nuk e uroi as në publik kur mbushi 52 vjeç më 15 gusht.

Advertisement

Pas muajsh spekulimesh, Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga Ben Affleck më 20 gusht 2024 në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy