Skandalet seksuale janë bërë temë kryesore ditët e fundit, duke bërë që shumë vajza, gra, burra dhe të rinjtë të marshojnë për t’i thënë “Stop” këtij fenomeni që po prek vajza të vogla, të cilat abuzohen nga persona më të mëdhenj në moshë apo edhe moshatarë.

Ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe tre të rinj të tjerë në periferi të Tiranës, ka bërë që Shqipëria të ngrihet në këmbë dhe të ndryshojë këtë realitet të hidhur.

Një ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 16:00, u mblodhën me mijëra qytetarë për të marshuar pikërisht kundër këtyre abuzimeve seksuale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thirrjes së njerëzve iu janë bashkuar dhe personazhe të njohur në vend, që nga Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Armina Mevlani e shumë VIP-a të tjerë.

Për më shumë shikoni fotogalerinë: