Këngëtari Landi Hysi, pjesëtar i grupit “West Side Family”, si shumë të tjerë po kalon pushimet në bregdetin e jugut, por është revoltuar nga disa njerëz të papërgjegjshëm që lënë mbeturina vend e pa vend.
Në revoltën e tij, ai thotë se ne nuk bëhemi më si vend.
Këngëtari ka postuar disa video në Facebook, duke reaguar ashpër ndaj disa njerëzve që kanë festuar në jug e i kanë lënë mbeturinat në bregdet.
“Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa”, thotë ai teksa tregon me gisht edhe vendin e mbeturinave.
“Shqipëria është një vend i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi”- shprehet ndër të tjera Landi Hysi.
The post “Mos e bofshi pikën e hajrit…”/ Përse “shpërtheu” Landi Hysi appeared first on Vizion Plus.