Ditea së bashku me Florianin dhe Dijonisin ka marrë gomarin për shëtitje. Shpejt atmosfera kthehet gazmore mes tyre, pasi gomari nuk i bindet blogeres dhe e ka trembur atë. Kjo ka shkaktuar të qeshura mes Dijonisit Florianit.
E trembur, Ditea i kërkon ndihmë Dijonisit se si të veprojë me gomarin.
Ai ka përfituar nga situata për të “ngacmuar” Ditean dhe për të bërë batuta me sjelljen e gomarit.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Dijonis mos rri ashtu, por eja.
Dijonisi: Po çfarë t’i bëj?
Ditea: Ej, jo jo, rri aty (drejtuar gomarit).
Dijonisi: Si ky e ka pasur gomarin babi im.
Ditea: Të lutem, eja këtëj (drejtuar gomarit).
Dijonisi: Hajde gomar. Para 500 viteve me gomar kanë luftuar, se nuk ka pasur kuaj.
Floriani: Çfarë do t’i bësh?
Ditea: Asgjë nuk dua t’i bëj
Dijonisi: Vendosja gomarit syzet
Ditea: Jo, jo (qesh)
Dijonisi: Ec gomaro
Ditea: Do vini dhe ju me mua?
Floriani: Patjetër
Dijonisi: E sa të shkon gomari, hipi një herë sipër
Ditea: Jo se gjynah
Dijonisi: Po ai për të hipur është, ti e lehtë je/vizionplus.tv