Historitë e abuzimit të bëra publike ditët e fundit, duket se u ka dhënë zë edhe shumë vajzave të tjera që të tregojnë historitë e tyre të ngjashme.

Një ditë parë, një nga vajzat e Pop Culture, Anxhela Baxhija, ka rrëfyer një histori gjatë adoleshencës së saj, kur dikush e ka ndjekur me vrap në lagje.

Gjatë bisedës në studio, ajo tregoi se si askush nuk e ndihmoi por, ajo vetë ndaloi dhe nisi të bërtiste duke thënë se e kishte të atin efektiv policie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo javë për mua ka qenë e tmerrshme sepse më është kujtuar edhe një histori e imja. Kur kam qenë 15 vjeç kanë tentuar të abuzojnë me mua. Më kanë ndjekur me vrap në lagje teksa kam dalë për në dyqan të blija një salcë makaronash siç më porositi ime më”, tregon ajo.

“Në momentin që dal nga dyqani ndjej hapa që vinin drejt meje, së pari mendova se ishte person i lagjes që po shkonte në shtëpi gjithsesi i shpejtova hapat e mi. Më pas kuptova që ky njeriu jo thjesht shpejtoi hapat njësoj si unë por nisi një vrap të lehtë. Nuk dija ç’të bëja, ndalova dhe po bërtisja por asnjeri në rrugë nuk ktheu kokën të shihte ç’po ndodhte dhe pse një vajzë 15 vjeç e veshur me T-shirt dhe një palë tuta po bërtiste si e çmendur në lagje. Gjithçka që më erdhi ndërmend ishte: Zhduku se do të thyej këtë qelqin në kokë dhe largohu se kam babin polic, ndërkohë që babi nuk ishte polic”-ka rrëfyer ajo.