Modelja shqiptare rrëfen periudhat më të vështira në jetë: Mësoja dhe flija në spital… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Modelja shqiptare rrëfen periudhat më të vështira në jetë: Mësoja dhe flija në spital… (FOTO)

Modelja e njohur, Vildane Zenele, ende nuk e ka gjetur personin e zemrës. Ka qenë vetë ajo që ka treguar se momentalisht nuk është në një lidhje.

“Jo nuk jam në një lidhje,”- tha ajo në një intervistë për “Prive”, ku gjithashtu zbuloi edhe periudhat më të vështira të jetës së saj.

“Kam pasur disa periudha të vështira në jetë. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur isha e vogël përjetova luftën. Mami ka pasur kancer në gjoks dhe shpenzuar shumë kohë. Shkoja në shkollë dhe pas shkollës tek mami, mësoja në spital dhe flija aty. Në mëngjes shkoja ndërrohesha në shtëpi dhe më pas në shkollë. Ishte rutinë derisa mami mbaroi kimoterapitë.

Advertisement

Babai ka pas probleme në zemër. Ishte në spital 9 muaj rresht dhe mbahej në jetë me 24 aparate. Zemra i punonte 15% dhe mbas 9 muajve gjeti një donator. Ishte shumë fat dhe ndërroi zemrën. Operacioni ishte i vështirë, 24 orë. Nuk e dinim nëse do të dilte i gjallë apo jo. E ka përballur dhe është i fortë”, rrëfeu modelja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy