Modelja e njohur greke, Ioanna Bella ka rrëfyer se si është dhunuar nga ish-partneri i saj, duke ndarë kështu edhe mesazhin drejtuar grave, që të reagojnë menjëherë nëse ndodhe në situata të tilla.
Në një intervistë me gazetaren greke, ajo tregoi se në atë periudhë ajo ishte në gjendje shoku.
“Kam përjetuar dhunë verbale nga partneri im. Dhe natyrisht, e lashë atë marrëdhënie menjëherë. Gjatë grindjeve, ai më tha fjalë shumë të rënda, duke iu referuar jetës sime personale. Ai më thoshte gjëra që as nuk mund t’i thoja në publik dhe shumë më tepër. Isha në shok në atë kohë dhe nuk reagova, sepse situata do të ishte rënduar. Kështu u largova dhe nuk e pashë kurrë më. Të gjitha gratë duhet të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë askënd t’i nënvlerësojë dhe t’i trajtojë keq. Asnjë grua nuk duhet të lejojë që dikush ta prekë ose të përdorë ndonjë formë dhune kundër saj.”