Agai iu dha si mision fermerëve të ndërtojnë një stallë, ku ata u ndanë në dy skuadra.
Teksa skuadra e parë është drejt përfundimit të turnit të tyre, Valeri ka shkuar të fus lopët në stallë, ku dhe ka kritikuar punën e fermerëve dhe i ka vënë në dijeni disa detaje fermerëve, që sipas tij duhen rregulluar.
Kritikat e Valerit nuk janë pritur mirë nga skuadra e parë, të cilët e kanë ironizuar dhe e kanë pyetur nëse ai dëshiron ta ndërtojë nga e para stallën vetë.
Kjo gjë duket sikur e ka mërzitur Valerin i cili është larguar.
Pjesë nga biseda:
Valeri: Si po ju shkon? Bukur, por veçse se e keni gabim këtë krahun këtej. Duhet dalja nga krahu tjetër, sepse bie shi dhe kalbet. Duhet me strehë edhe këtej.
Çiljeta: Ashtu e kishin lënë të tjerët që i kishin vendosur dërrasat që në fillim.
Valeri: Shihe si e ke krahun tjetër, ajo kalbet aty sa të bjerë shi.
Gloria: Ashtu ishin vendosur o Valer.
Valeri: Veçse janë gabim.
Dijonisi: Janë gabim? Po çfarë thua të bëjmë? T’i shkulim edhe njëherë? Ej hajde t’i shkulim edhe njëher o vëlla.
Floriani: T’i shkulim?
Dijonisi: O Robert i shkulim dhe njëherë.
Xhesika: Madje unë them t’i shkulim të gjitha, ia heqim edhe bojën edhe t’i lyejë Valeri nga e para.
Dijonisi: I shkulim se kështu na tha Valeri.
Xhesika: Ne këtu kemi arkitekten me shkollë ndërsa Valeri… /vizionplus.tv