Miley Cyrus herë pas herë vjen me zhvillime befasuese që bëjnë xhiron e mediave rozë në të  gjithë botën.

Këtë herë këngëtarja e njohur shfaqet plotësisht e zhveshur, me pjesët intime të mbuluara me një buqetë me lule. Mirëpo në këtë rast ajo që bën përshtypje është fakti se ylli i popit pozon në një arkivol të verdhë dhe shkel syrin fokusit të aparatit. Ky është një shkrepje që do të publikohet, ndër të tjera, në librin e fotove me titull “High Gloss” nga i famshmi Vijat Mohindra , në profilin e të cilit është publikuar fotografia.

Cyrus, që kishte vendosur krahët e kryqëzuara mbi gjoksin e saj, kishte vendosur një paruke bjonde deri në shpatulla ndërsa mbante një buqetë me lule të verdha dhe të bardha të vendosura me qellim për të mbrojtur pjesët e saj intime.
Mohindra, 35 vjeç, publikoi imazhin për të promovuar librin e saj, duke shkruar në mbishkrim se të ardhurat nga shitjet do të shkojnë për fondacionin “Happy Hippie” të krijuar nga Miley Cyrus dhe që punon për të ndihmuar të rinjtë e pastrehë LGBTQ.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";