Mesazhi që fshihet pas bizhuterive që Ben Affleck i dhuroi Jennifer Lopez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mesazhi që fshihet pas bizhuterive që Ben Affleck i dhuroi Jennifer Lopez

Jennifer Lopez festoi 52-vjetorin e lindjes. Së bashku me partnerin e saj, Ben Affleck, ajo udhëtoi drejt Francës dhe prej andej bënë lidhjen publike në rrjete sociale.

 

Jennifer publikoi disa foto të saj veshur me bikini, teksa mbante edhe disa bizhuteri, të cilat ia ka dhuruar Ben.

 

Advertisement

Sipas Beth Bugdaycay, që shërben si drejtore krijuese dhe bashkëthemeluese e Foundrae, Ben krijoi bizhutritë unike për J.Lo. Ajo sqaroi se të gjitha bizhuteritë janë një reflektim i historisë së tyre personale.

 

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, ka shpjeguar ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy