Në qoftë se nuk është në skenë duke kënduar apo në studio duke bërë prova, me siguri e gjen në palestër, shtëpinë e saj të dytë. Prej vitesh ajo merret me aktivitet të rregullt fizik, madje është shprehur se është një ndër pasionet i cili i ka ndryshuar jetën. E kemi fjalën për Aurela Gaçen, këngëtaren super energjike, e cile njihet vetëm për zërin e saj, por edhe për karakterin e fortë dhe dozat e humorit.
Lela, siç e njohin të gjithë, është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpërndan shpesh momente nga jeta e përditshme dhe rutina e saj. Në një postim të bërë së fundmi në Instagram, ajo ka publikuar një video ku shihet duke bërë boks, të cilin e shoqëron dhe me një mesazh për të gjitha vajzat, duke i inkurajuar të mbrojnë veten dhe të tregojnë gjithmonë sa u vlen lëkura.
”Vajza, kush ju sulmon , ta dijë se ne nuk jemi dele.”-shkruan ndër të tjera ajo. Një mesazh që çdo femër duhet ta lexojë me zë të lartë dhe t’ia përsërisë vetes./ Living