Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë ndarë përsëri. Çifti i famshëm i ka dhënë fund historisë së tyre, gati një vit nga ribashkimi tyre.

Mesa duket shkak edhe këtë herë është bërë tradhëtia. Duke parë se lajmi se Belen u pa nën shoqërinë e ish të dashurit u bë menjëherë temë kryesore, modelja vendosi të reagojë me anë të një videoje në Instagram, ku shprehej se nuk është përgjegjësia që dikush të vijë në të njëjtin restorant me të.

Në këtë mënyrë ajo pranoi ndarjen nga Stefano duke thënë se ditët që po kalon janë shumë të vështira për të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Nuk e kam bërë kurrë një gjë si kjo. Jam dhe pak nervoze, nuk janë ditë të lehta për mua janë të komplikuara. Dua të them një gjë, çdo herë që shikoj artikujt lodhem nga ato raportime. Nuk mund ti shmangem këtyre gjërave por fatkeqësisht ka media që i hiperbolizojnë gjërat. Jam një nënë kam një familje, jam njeri human, vuaj si të gjthë të tjerët…”- thotë ndër të tjera Belen.