Dijonis Biba, fituesi i i edicionit të parë të “Ferma VIP” ka deklaruar se këtë triumf ja dedikon nënës së tij të ndjerë.
Sot, i ftuar në Ferma Club ai u emocionua kur foli për të ëmën.
“Mendoj që është shumë krenare atje ku është”, tha ai.
Dijonisi tha se në momentin që u shpall fitues u kthye direkt për të parë reagimin e familjarëve dhe babait të tij.
Advertisement
“Babai i Dijonisit u shpreh që ishte shumë i gëzuar. Që ky rrinte midis nesh. Edhe xhaxhi, mi thanë këto mua”, tha Mariana Kondi.
Përsa i përket çmimit të madh, Dijonisi u shpreh:
“Nuk kam qenë duke pritur 100 mijë euroshin të bëj diccka. Do i mbaj në bankë dhe kur t’ja kem nevojën do i përdor”./vizionplus.tv
Advertisement