Që nga largimi nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Princi Harry nuk e kanë fshehur dashurinë e tyre për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar. Dhe edhe pse të dy i kanë kthyer shpinën Mbretërisë së Bashkuar, duket se Dukesha ka shprehur dëshirën që të qeverisë një tjetër “mbretëri” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës .. Sipas një raporti nga tabloidi britanik The Express, 39-vjeçarja ish-ylli I serialit “Suits” ka në plan të bëhet një ditë Presidente e Shteteve të Bashkuara.

Në biografinë e re, Sean Smith zbuloi se Dukesha rrëfen ambicien e Meghan që kur ka qënë në shkollë të mesme për tu bërë residente e SHBA.

Thuhet se, në vitin 2015, Meghan i zbuloi planet e saj presidenciale prezantuesit të TV Piers Morgan, nga i cili me sa duket ka marrë frymëzim.

“Si fëmijë, unë doja të nëhesha presidente ose një spiker lajmesh si ju,” I ka thënë Dukesha Morganit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më tepër, para pak kohësh, dy vjet më parë, Daily Mail raportoi se planet politike të Meghan ishin ende në aktivitet të plotë, duke rrëfyer kohën kur Dukesha i tha një prej bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë se “ambicia e saj përfundimtare është të jetë president i SHBA”.

Është e vërtetë që Meghan ka lidhje të forta politike, pasi ka krijuar marrëdhënie të ngushta me anëtarët kryesorë të Partisë Demokratike të SH.B.A.-së gjatë gjithë viteve, përfshirë Barack Obamën dhe presidentin e tanishëm Joe Biden./ Living