Meghan Markle merr hak ndaj paparacit që e fotografoi me të birin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meghan Markle merr hak ndaj paparacit që e fotografoi me të birin

Dy agjencitë, Splash News dhe Picture Agency, janë përballur në gjykatë me akuzat e Meghan Markle, pasi kishin shkrepur foto të familjes në brendësi të pronës së tyre.

Agjencitë publikuan në rrjet foto të vogëlushit të Meghan dhe Harry-t, Archie Harrison dhe kjo e shqetësoi pamasë dukën dhe dukeshën.

Kështu, ata morën masa ligjore pas shkrepjes së fotove.

“Administratorët e Splash UK kanë vendosur që Splash nuk do të bëjë asnjë fotografi të Dukës dhe Dukeshës ose të djalit të tyre në të ardhmen.”- thuhet në një deklaratë në gjykatë, sipas “The Guardian”.

Advertisement

“Kjo zgjidhje është një sinjal i qartë se sjellja e paligjshme, invazive dhe ndërhyrëse e paparacëve nuk do të tolerohet dhe se çifti i merr seriozisht këto çështje, ashtu siç do bëntë çdo familje”.- ka thënë një zëdhënës i kompanisë ligjore që Meghan dhe Harry ndjekin
Meghan Markle zbuloi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë dhe këtë e rrëfeu përmes një letre shumë prekëse. Ndërkohë së fundmi ajo është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit të dhimbshëm dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Dukesha u shfaq në edicionin special të CNN, i quajtur “CNN Heroes” për  të falenderuar gjithë heronjtë që na shpëtuan në këtë vit të vështirë.

“Disa prej tyre unë i njoh dhe të tjerë i duartrokas nga larg. Këta njerëz qëndruan në këmbë dhe u siguruan që të mos mungonin nevojat bazë në komunitete. Ata u siguruan që njerëzit rreth tyre të mos vuanin nga izolimi, ata na treguan të gjithëve se edhe në kohët më të errëta, kur ne bashkohemi me njëri-tjetrin, kemi fuqinë t’i rikujtojmë dikujt tjetër se ka shpresë dhe se të gjithë do të jemi mirë”, shprehet Meghan në një video./Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy