Sipas biografes mbretërore Lady Colin Cambell, ish- aktorja amerikane ka patur gjithmonë ambicie për të qenë në qendër të vëmendjes madje ajo do të shfrytëzonte këdo dhe gjithçka për të arritur atje ku ajo dëshiron.

Cambell tregon se Meghan prej kohësh ka bërë plane për të arritur atje ku dëshiron.

“Dukesha gjithmonë ka dashur te jetë njeriu më i famshëm në botë dhe i kishte marrë masat që më përpara duke i dhënë drejtim stafit sipas objektivave të saj.”

Mësohet se që prej vitit të kaluar dhe përpara shkëputjes se çiftit nga familja mbretërore, Meghani kishte marrë informatat mbi të gjitha përfitimet dhe gjerat që do t’i ndaloheshin, në momentin kur ata të largoheshin drejt Amerikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të jesh personi më i njohur në botë është një ambicie mjaft e madhe, e cila kërkon impenjim shumë të madh dhe që ka linjën e saj për t’a arritur si objektiv. Mendoj se nëse ti nuk arrin të besh përshtypje dhe krijon opinione të ndryshme për figurën tënde, atëherë je shumë larg këtij objektivi”, shprehet biografia e famshme, cila ngulmon se gjë ajo vete është bere kësisoj pjesë e mekanizmit që Meghan Markle po përdor për të qenë një nga personat më të rëndësishëm në botë.

Sa reale janë këto fjalë mbetet për tu parë, ndërkohë që s’ mund të mohojmë që ccdo ditë e më tepër Meghan është në qendër të vëmendjes të mediave rozë./living