Ajo mund të konsiderohet si një nga femrat më të bukura në Hollywood, por kjo nuk do të thotë se ajo ndihet e tillë. Megan Fox, aktorja e njohur e “Transformers”, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Sports Illustrated”, ku ndër të tjera ka zbuluar se nuk e ka dashur kurrëtrupin e saj dhe se vuan nga çrregullimi trupor dismorfik. “Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk ka pasur një moment në jetën time që ta kam dashur trupin tim. Kurrë, kurrë”- tha ajo.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo nuk është hera e parë që Fox flet hapur për problemet me trupin. Në një intervistë të përbashkët me Machine Gun Kelly në “British GQ Style” në tetor të vitit 2021, ajo tha: “Unë kam shumë pasiguri të thella. Mendoj se ose e futa veten, ose i lejova njerëzit e tjerë të më fusin në këtë kuti të çuditshme që nuk më përshtatet, aty ku nuk e kisha jetuar jetën time si vetja për një kohë të gjatë. Trupi im dukej sikur i përkiste familjes sime, apo Hollywood-it.”/Living/