Për të patur sa më shumë suksese në karrierën e saj si modele, Trejsi Sejdini vendosi që të largohej nga Shqipëria dhe të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por prej disa javësh ajo ndodhet në karantinë, si pasojë e masave strikte që janë marrë në SHBA për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Por pandemia nuk e ka ndaluar aspak atë që të realizojë foto apo video shumë perfekte.
Advertisement
Së fundmi Trejsi ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram” aty ku shkruan: ‘Shumë persona që nuk më duan, mbaj hudhër në xhep”.
Në fotot në fjalë, Sejdini shfaqet e veshur me xhinse të bardha dhe këmishë blu me vija të bardha. Trejsi shfaqet shumë serioze madje duket sikur po kërkon një përgjigje.