Artistja e njohur me famë botërore, Dua Lipa, e cila ndodhet në Shqipëri së bashku ma familjen dhe partnerin e saj, ka shpërndarë në faqen e saj të “Instagram” disa foto nga muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, ndërsa ka pozuar duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.
Këngëtarja ka zgjedhur të ndajë me rreth 70 milionë ndjekësit e saj momente të shkëputura nga vizita e saj në Krujë.
Advertisement
Dua Lipa mbërriti në Tiranë dy ditë më pare, ku u prit nga kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliajn dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Advertisement