Britney Spears dhe i dashuri i saj, Sam Asghari, kaluan një ditë në plazh të hënën duke respektuar akoma rregullat ndaj COVID-19.
Këngëtarja e “Stronger” publikoi një sërë imazhesh nga aventura e tyre në det. Spears, 38-vjeçe, tregoi figurën e bujshme trupore në një palë bikini në formë leopardi, ndërsa fiziku trupor i të dashurit të saj ishte në fokus gjatë shëtitjes së tyre përreth detit.
Të dy po mbanin maskat për daljen e tyre si një masë paraprake gjatë pandemisë së koronavirusit.
Advertisement
“E gjitha çfarë ju nevojitet është dashuria dhe plazhi”, ka shkruar Spears përkrah imazheve të saj.
Deri më tani, ylli i muzikës pop nuk ka njoftuar fansat nëse është në përgatitje të ndonjë projekti muzikor.