“Më kishte thënë se sekretarja ishte e moshuar”, bashkëshortja e futbollistit të njohur bëhet “xheloze” (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më kishte thënë se sekretarja ishte e moshuar”, bashkëshortja e futbollistit të njohur bëhet “xheloze” (FOTO)

Francesco Totti është një nga futbollistët më të njohur e të komentuar në showbiz-in e huaj. Ish-lojtari i Roms ka krijuar tashmë një kompani menaxhimi dhe zbulimi futbollistësh.

Mediat italiane shkruajnë se së fundmi, “CT10 dhe IT Scouting” ka hapur zyrat e reja dhe kanë pasur edhe një vizitore speciale, bashkëshorten e Tottit, Ilary Blasi.

Gjatë kësaj vizite, bukuroshja ka ngacmuar partnerin e saj në lidhje me sekretaren. “Ti je Domitilla? Po Francesco më kishte thënë se kishte një sekretare të moshuar”, dëgjohet Ilary duke thënë me shaka, ndërkohë që Totti i qëndron versionit të tij.

Advertisement

“Po e dashur, e vjetër është”, shprehet ish-numri 10 i Romës, që shfaqet në video duke mbajtur në krahë vajzën e tij. Sigurisht më pas pati të qeshura…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy