“Më goditi me dru”, Elia Zaharia flet pas padisë së Princ Lekës: Ishte agresiv, u vetëmbrojtëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më goditi me dru”, Elia Zaharia flet pas padisë së Princ Lekës: Ishte agresiv, u vetëmbrojtëm

Elia Zaharia ka folur pas sherrit mbretëror të ndodhur në familjen mbretërore. Princ Leka shkoi në banesë, që të merrte vajzën e tij, por dyshohet se aty ka nisur një konflikti verbal, që më pas ka shkuar drejt konfrontimit fizik.

Princ Leka, pasi ka bërë dje denoncim në polici, ka sqaruar para oficerëve se ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia e ka dhunuar, e ka goditur me një statujë dhe më pas e ka kapur prej xhupi për ta nxjerrë jashtë banese.

Ndërsa Elia mohon dëshminë e princit dhe thotë se ai ishte i dhunshëm dhe e ka shtyrë.

Elia Zaharia: Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur.

Advertisement

Të dyja pakët kanë përfunduar në polici, ndërsa kanë kërkuar urdhër-mbrojtje.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie. Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy