Miliarderja Kylie Jenner ka ndarë me 181 milionë ndjekësit në “Instagram” disa poza magjepsëse nga oborri i shtëpisë së saj. 22-vjeçarja ka realizuar një set fotografik në karantinë për “Vogue”.
Ylli ka pozuar joshëse me një fustan super të shkurtër ngjyrë blu dhe me një pallto që e ka hedhur mbi shpatulla. Këmbët i duken të plota në foto, ndërsa i ka vendosur lehtë njëra mbi tjetrën.
Kylie ka zbuluar gjithashtu se fotot e realizuara të mërkurën janë shkrepur me “iPhone”. Ndërkohë Kylie ka pozuar për “Vogue” edhe me të bijën 2-vjeçare, për të cilën kjo është një arritje e madhe në këtë moshë shumë të vogël.
Advertisement
Sipas revistës së famshme, pozat janë shkrepur gjatë një bisede me Zoom dhe janë realizuar nga Morelli Brothers.