Një ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza” u mblodhën mijëra qytetarë për të ngritur zërin e tyre kundër abuzimeve seksuale.

Qytetarë nga moshat nga më të ndryshmet dhe pa dallim gjinie, u bënë bashkë në këtë protestë për të dënuar abuzimet seksuale dhe për të kërkuar një të ardhme më të sigurt për të gjitha vajzat.

“Për fëmijërinë e vjedhur’, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, ‘Pse nuk raportojmë’, ‘Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia’, ‘Mos përdhuno’ ishin disa nga sloganet dhe pankarta që qytetarët mbanin në duar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë protestë ra në sy pjesëmarrja e madhe edhe e personazheve të njohur të ekranit. Në mesin e tyre ishte edhe moderatorja e aktorja e njohur, Rudina Dembacaj. Kjo e fundit ka postuar në “Instastory” disa imazhe ku shfaqet së bashku me dy vajzat e partnerit, Mark Frroku.

“#përfëmijërinëevjedhur”, shkruan ajo në foto. Gjithashtu ajo ka ndarë me ndjekësit edhe një foto të saj ku shkruan: “Për fëmijërinë e vjedhur. #denonco #luftopërtëdrejtatetua #mosifolrudit”.