Marrëdhënia e vështirë, Eminem reagon në mënyrë delikate ndaj vdekjes së mamasë së tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëdhënia e vështirë, Eminem reagon në mënyrë delikate ndaj vdekjes së mamasë së tij

Eminem po reagon në mënyrë delikate ndaj vdekjes së nënës së tij. Debbie Nelson vdiq në moshën 69-vjeçare pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Reperi fitues i Grammy-t, 52-vjeç, u duk se e përshëndeti atë teksa performonte në eventin e “Çmimit të Madh” të Abu Dhabi F1 në Yas Etihad Arena në Abu Dhabi të dielën.

Eminem interpretoi këngën “Without Me”, ku trajton këtë marrëdhënie të vështirë dhe gjithashtu iu referua asaj me një gjuhë të fortë, por pa përdorur fjalën e famshme “Fuck you, Debbie”, që ishte një nga vargjet më të njohura të këngës.

Në vitin 1999, në këngën e tij të njohur “My Name Is”, ai gjithashtu e akuzoi Debbie për abuzim dhe neglizhencë.

Advertisement

Pas këtyre akuzave, Debbie e paditi për shpifje, duke kërkuar 10 milionë dollarë. Pas një periudhe të gjatë gjyqësore, ata arritën një marrëveshje që i dha asaj 25,000 dollarë, shumicën e të cilave shkuan për tarifat ligjore, duke e lënë atë me një shumë shumë të vogël./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy