“Ma bëjnë kastile!”/ Reperi shqiptar sërish probleme me policinë, e ndalojnë pasi…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ma bëjnë kastile!”/ Reperi shqiptar sërish probleme me policinë, e ndalojnë pasi…

Reperi i njohur Stresi duket se ka sërish probleme me policinë, e kësaj radhe shkak është bërë shpejtësia e tejkaluar.

Teksa Arkimend Lushaj po udhëtonte me makinën e tij, ai është ndaluar nga efektivët, pasi e pikasën duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, nëpërmjet një video live në profilin e tij në “Instagram”. Në videon në fjalë, Stresi shprehte revoltën e tij nda policëve, të cilët i akuzonte se gjithçka ia bënë ‘kastile’.

Advertisement

Stresi shprehej se edhe makinat e tjera po ecnin shpejt, por blutë kanë ndaluar vetëm atë. “Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- tha reperi ndër të tjera, e më pas e ka fshirë videon live.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtari ka probleme me drejtësinë. Ai ka qëndruar për tetë muaj në burgun e Fushë-Krujës, sepse u arrestua në tetor të vitit 2018 në një hotel në zonën e Linzës me lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy