Luana Vjollca ka publikuar disa foto mjaft tërheqëse në profilin e saj në Instagram, pa treguar destinacionin.
Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto mjaft tërheqëse.
Luana shfaqet e veshur sportive në taracën e një pallati, dhe nuk e ka treguar destinacionin.
Njëherë “Larg” e njëherë “Afër”, kështu i përshkruan moderatorja fotot e publikuara në profilin e saj në “Instagram”.
Pozat e saj kanë marrë si gjithmonë mijëra pëlqime e qindra komente. Ku në sy bien fjalët që i ka shkruar kunati i saj Getoar Selimi.
Ky i fundit ka zbuluar se Luana ndodhet në shtëpinë e tyre, në atë ballkonin e famshëm nga ku Marina dhe Getoari kanë publikuar foto këto 2 muajt e fundit të karantinës.
“Shumë i bukur ky vendi”, i shkruan Getoari në një koment që ka tërhequr vëmendjen e fansave të moderatores.
“E keni marrë përgjysmë këtë ballkonin”, i shkruan një fans.