Leonard Duka i nisi 500$ në New York, Trejsi Sejdini pasi doli në dosjen e SPAK: Jam yll, bëj para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leonard Duka i nisi 500$ në New York, Trejsi Sejdini pasi doli në dosjen e SPAK: Jam yll, bëj para

Modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini është përfolur shpeshherë për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

U desh një operacion i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore që doli pak muaj më parë, thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Ndërkohë së fundmi Trejsi ka publikuar një foto ku në përshkrimin e saj tregon se është një yll dhe bën vëtë para.

Advertisement

Në dosje e lartëpërmendur zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Kujtojmë që pak kohë më parë Trejsi Sejdinit ju sekuestrua edhe një mjet luksoz që ishte dhuratë nga Leonard Duka, dhe që sot përdoret nga forcat e policisë.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy