Sot është Dita Ndërkombëtare e “selfie”-t dhe të gjithë ju që zakonisht keni siklet teksa bëni një të tillë mund të merrni kohën për të realizuar sa shkrepje të dëshironi.
“Selfie”-t janë një trend prej disa vitesh tashmë që kanë bërë për vete jo vetëm të rinjtë, por edhe më gjerë. Në vitin 2014 ishte BBC që shpalli zyrtarisht Ditën e Selfie, por interesant është fakti se sot ka një rënie të papritur të “selfie”-s si trend global.
Moderatorët Bledi Strakosha dhe Lei Kraja na zbuluan shumë gjëra për marrëdhënien që gjithsecili prej tyre ka me “selfie”-t.
“Unë nuk jam shumë e dhënë pas “selfie”-ve. Nuk janë stili im. Nuk di të përdor “photoshop”-in ashtu siç duhet, se ndonjëherë edhe e përdorim. Te “selfie”-t është më e vështirë dhe mundohem të mos e përdor”, tha bukuroshja.
Nga ana tjetër, Strakosha është shprehur se bën “selfie” dhe se përdor edhe filtra. Ai rrëfeu se në celularin e tij ka shumë aplikacione që shërbejnë për të perfeksionuar një “selfie”, por sipas tij nuk është aspak e ndershme të hiqemi ato që s’jemi.