
Këngëtarja Ledina Çelo ka ndarë së fundmi në InstaStory një video ku shfaqet me këmbën në allçi nga shtrati i spitalit.
Ajo ka treguar në postimin pasardhës se ka qenë në patinazh kur ka lënduar këmbën.
Këngëtarja ka vite që ka bërë shkëputje nga muzika, ndonëse vazhdon të jetë një personazh i dashur për publikun. Prej 15 vitesh Ledina është e martuar me Naim Kabashin, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it, me të cilin ka dy fëmijë dhe tani jeton në Gjermani./vizionplus.tv
Advertisement