Adele ka njoftuar se do të marrë një “pauzë të gjatë” nga muzika pas koncerteve të saj të ardhshme.
Këngëtarja britanike do të performojë në Evropë muajin e ardhshëm për herë të parë që nga viti 2016.
Ajo ka një varg koncertesh me 10 data të rezervuara në Gjermani për gusht në qendrën e ekspozitës Messe të Mynihut, e cila krenohet me një kapacitet prej 80,000 njerëzish.
Në fundjavë, ajo postoi imazhe në Instagram të organizimit atje, duke shkruar: “Është e gjitha pak emocionuese”.
Advertisement
Weekends With Adele u lançua në The Colosseum në Caesars Palace në Las Vegas në nëntor 2022 dhe do të përfundojë në nëntor të këtij viti.
36-vjeçarja i tha transmetuesit gjerman ZDF se po planifikonte një pushim të zgjatur pas shfaqjes./vizionplus.tv