Jack Russell, bashkëthemeluesi kryesor i grupit glam metal, Great White , vdiq të enjten në moshën 63-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua në rrjetet sociale të muzikantit.

Në korrik, këngëtari kishte ndarë një deklaratë në lidhje me luftën e tij me demencën.

“Me pikëllim të thellë, njoftojmë humbjen e të dashurit tonë Jack Patrick Russell – babai, bashkëshorti, kushëriri, xhaxhai dhe miku”, nis deklarata, duke shtuar se këngëtari kaloi momentet e fundit i rrethuar nga gruaja e tij Heather Ann, djali Matthew Hucko dhe familjarë e miq të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jack do kujtohet gjithmonë për sensin e tij të humorit, dëshirën e jashtëzakonshme për jetën dhe kontributin e patundur në rock and roll, ku trashëgimia e tij do të jetojë dhe lulëzojë përgjithmonë.”

Familja po kërkon privatësi dhe ndau se detajet e një memoriali publik do të shpallen në një datë të mëvonshme./vizionplus.tv