Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka treguar përmes disa postimeve në “Instastory” se si është marrëdhënia e saj me motrën.
E të gjitha vajzat që kanë motra duhet ta kuptojnë shumë mirë Rezartën. Me siguri që të gjitha keni patur zënka me motrat tuaja në fëmijëri, ashtu si këngëtarja me motrën e saj.
Në postimin e parë, Rezarta tregon se në shtëpi kishte gjithmonë “luftë” dhe e quan fëmijërinë e tyre të vështirë, pasi duhet të aktronin sikur gjithçka ishte në rregull para prindërve.
Këngëtarja tregon si silleshin dy vajzat me njëra-tjetrën në prani të prindërve dhe në mungesë të tyre dhe sigurisht që sjelljet në këto dy raste nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën!
Më pas ajo ndan me ndjekësit edhe një bisedë me të motrën, e cila i ka shkruar pas postimit të parë. Motra e saj pranon se e ka goditur me tigan, duke shtuar me humor se për shkak të dhunës Rezarta u bë ‘akrobate’.
Madje Rezarta shton se e tashmja vazhdon të jetë thuajse e njëjtë për to. Siç vetëm motrat dinë të të marrin çdo veshje në garderobë, ashtu edhe motra e këngëtares i merr Rezartës gjithçka.
Me humor, ajo tregon se motra nuk i shkon në shtëpi me çantë për t’i marrë rrobat, por me karrocë marketi, që t’i marrë sa më shumë të jetë e mundur!