Për t’ju mbyllur gojën atyre që bënin thashetheme për jetën e saj private, Morena Taraku vendosi që të tregonte se ishte në një lidhje dashurie dhe ishte shumë e lumtur.
Teksa në disa profile në “Instagram” publikoheshin biseda që pretendonin se kishin folur me këngëtaren, kjo e fundit reagoi duke thënë se janë të gjitha të sajuara.
E si pasojë, Morena edhe pranoi se ishte duke shijuar një romancë. “Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”, shkroi ajo në “Instastory”.
Nuk tregoi asgjë më shumë rreth djalit që i ka vjedhur zemrën, por së fundmi ka zbuluar bisedën e gjatë me të.
Morena ka publikuar foto të telefonatës me partnerin në orët e mbrëmjes, e cila ka zgjatur një orë.
“Të dua”, shkruan këngëtarja krahas postimit, duke treguar se është në një fazë shumë të lumtur të jetës së saj.