Kush është Helena Seger, gruaja e pushtetshme e Ibrahimoviç, 11 vite më e madhe se ai

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është Helena Seger, gruaja e pushtetshme e Ibrahimoviç, 11 vite më e madhe se ai

Ibrahimoviç është një zot, në fushën e futbollit, por mbetet një zot, të cilin mund ta adhuroni nëse besoni në të dhe është mirë të besoni në të. Këtë e di edhe gruaja e tij e rezervuar, Helena Seger. Suedeze si ai, e vendosur si ai, e rezervuar si ai dhe e nderuar si ai; nuk ka një profil social të vetin dhe nuk duket në asnjë foto edhe tek ai i Zlatan.

 

Pak Pamela Anderson, pak divë e viteve ’50, Helena Seger ka flokë biondë, një fizik të bëshëm dhe një stil pin up. Dhe duhet të ketë qenë kjo përzierje shpërthyese që e magjepsi Ibrahimoviçin i cili si zot i futbollit, kishte modele, aktore dhe vajza shoëgirl si aspirante, por në vend të kësaj zgjodhi atë që është 11 vite më e madhe dhe kurrë nuk u nda prej saj. Po, Zlatan Ibrahimovic, kampioni i kampionëve me një karakter të vështirë, por me një talent të pamohueshëm, lindur në 1981, është me Helena Seger, (lindur në vitin 1970) që prej vitit 2001 që do të thotë se duhen prej 20 vitesh. Prindër të dy fëmijëve, Maximilian dhe Vincent, të cilët janë një kombinim i suskesshëm i mamit dhe babit si dhe zero thashetheme, një realitet i rrallë me pak fjalë.

 

Advertisement

Kanë një pasuri prej rrreth 12 milion eurosh në vit, por qëndrojnë të përulur dhe bëjnë një jetë të thjeshtë. Helena Seger kujdeset vetë për fëmijët e saj dhe nuk dëshiron që askush që kujdeset për shtëpinë të prekë gjërat e saj të çmuara. Karriera e saj prej modeleje ka stopuar, ajo ha më shumë se ai por është gjatë gjithë kohës aktive dhe këtë e tregon edhe fiziku i saj prej 47 vjeçareje. Helena i ka idetë e qarta dhe sapo Ibra mbaron ndeshjet, ai do të qëndrojë në shtëpi me fëmijët, ndërsa ajo do të merret me punët e saj. I pëlqen jeta e tyre në Suedi dhe pikërisht në Stokholm. Edhe Malmo i pëlqen shumë, por kryeqyteti është më anonim, ka më shumë privatësi.  Helena Seger ose gruaja e Zlatan Ibrhaimoviç, e cila mban në shtëpi fanelën me nurmin 10, është forca, mençuria dhe hiri i tij…dhe ai është i pari që e di./Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy