Rrengu i Agait se sonte do të eliminohet dikush i ka lënë fermerët në ankth për ditë me radhë.
Dijonisi është shprehur se do të jetë ai që do të largohet sonte.
Por kundërt mendimit të tij ka qenë Mariana, e cila shpreh bindjen se asnjë fermer nuk do të largohet dhe se në mbrëmje darkën do e hanë sëbashku.
Të dy fermerët kanë dalë në përfundimin që të vendosin një bast me njëri-tjetrin se kush do të largohet sonte.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Sonte do të dal unë.
Mariana: Do të dal fjala ime se sonte do të hamë darkën bashkë.
Dijonisi: E vejmë bast me 230 lekë.
Mariana: 230 lekë jo.
Dijonisi: 1000 euro?
Mariana: Jo.
Dijonisi: 500 euro?
Mariana: 50 euro.
Dijonisi: Po jo e jo 50 euro.
Mariana: 50 euro, mendoj edhe për veten time unë.
Dijonisi: Ti mendon që unë nuk dal sonte?
Mariana: Jo. /vizionplus.tv