Nëse jeni një adhurues i serialeve turke, nuk ka sesi mos të tërhiqeni nga seriali Grua, i cili prej muajit Tetor transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 17:00 ne ekranin e Vizion Plus.
Një dramë e cila ka triumfuar në thuajse gjithë botën duke u ndjekur nga një numër rekord teleshikuesish. Historia e protagonistes të saj, Bahar, është sa fatkeqe aq edhe frymëzuese. Burri i saj Sarp ndërron jetë në rrethana të çuditshme dhe nga ky moment asaj i duhet të sakrifikojë gjithçka për të rritur dy fëmijët e saj, Nisan dhe Doruk.
Duke bërë dy punë për të siguruar jetesën dhe, megjithë përpjekjet e mëdha për mbijetesë ajo nuk ia del të paguajë në kohë qiranë e apartamentit ku jeton. Për pasojë ajo do të zhvendoset në një lagje problematike ku e presin të tjera peripeci.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo zbulon se vuan nga një sëmundje që mund ta vrasë atë për disa muaj nëse nuk gjen në kohë një dhurues të palcës dhe e vetmja që mund ta bëjë këtë është e motra më e vogël, Sirin e cila në të vërtetë është përpjekur gjithmonë ti shkatërrojë jetën. Duke qenë një ndjekës i rregullt, deri këtu gjithçka është e ditur, por a e dini se emrat e protagonistëve kanë një kuptim të fshehur?
Emri i Bahar në turqisht do të thotë pranverë dhe i vajzës së saj Nisan, interpretuar nga Kübra Süzgün, do të thotë Prill, muaji në të cilin kjo stinë arrin në Stamboll. Me siguri ju mendoni se është në Mars kur tradicionalisht fillon pranvera klimatike, por në këtë qytet ai moment zakonisht shtyn edhe për disa javë.
Sa për emrin e Sarp, patriark i familjes, do të thotë i pjerrët dhe Doruk, djali i ri i çiftit, do të thotë kulm. Emri i tij i referohet një prej pasioneve të babait, ngjitjes, një sport që aktori nuk mund ta bënte në jetën e tij reale për shkak të frikës se vuan nga lartësitë.
Por nuk ky i vetmi kuriozitet që mbart seriali. Në rast se nuk e dini, Grua është drama me e ndjekur Turke në botë, pasi është transmetuar në më shumë se 65 vende dhe është parë nga rreth 100 milion shikues. Përveç kësaj, shumë prej serialeve turke që triumfojnë jashtë kufijve të saj paraqesin një shoqëri ku mbizoteron maskilizmi.
Por seriali Grua duket se ka bërë një revolucion në këtë drejtim, pasi ka nxjerrë në pah vizionin e gruas. Të gjitha personazhet femra në serial përpiqen të kapërcejnë një aspekt në të cilin shoqëria e vendit të tyre është ende prapa asaj që duhet të jetë.