Më 14 janar të këtij viti, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, u bënë prindër për herë të dytë.
Këngëtarja e njohur solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam, emër që vjen nga kënga me të cilën çifti kurorëzoi martesën e tyre, si dhe marrjen e lajmit se do bëheshin me një fëmijë tjetër.
Përgjatë këtyre muajve dy këngëtarët na kanë ëmbëlsuar herë pas here ditën me foto e video të Amelit, vajzës së madhe, dhe Duamit.
Advertisement
Mirëpo, pak minuta më parë Albani ka shpërndarë në Instagram një foto ku ka zbuluar për herë të parë portretin e Duamit.
Ai ka pozuar së bashku me mami Miriamin dhe Amelin, teksa krahas fotos autori i hitit “Stoli i trëndafilave” ka shkruar: “Pasuria ime”.