Ballerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, është mjaft aktive në profiling e saj në “Instagram”.
Ajo ndan me ndjekësit e shumtë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. E gjatë periudhës që ishte e izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19, ajo ka publikuar foto e video që janë pëlqyer shumë nga fansat.
Madje ajo ka hapur sfida nga më të ndryshmet, e një të tillë e bëri edhe sot. #trevigliochallenge është sfida e krijuar sot nga Klaudia.
Kjo e fundit ka postuar një foto ku shfaqet me duar poshtë e këmbët përpjetë të vendosura në murë. Klaudia u ka kërkuar fansave që të bëjnë një pozë të tillë e ta postojnë në rrjetet sociale.
E teksa shumë fansa e kanë pëlqyer idenë e saj, ka nga ata që kujdesen për të dhe i thonë që të ketë kujdes që të mos rrëzohet.