Cindy Marina, bukuroshja e ekranit ka bërë së fundmi një urim për të vëllain në 20-vjetorin e lindjes së tij.
Disa reshta, por shumë dashuri dhe vlerësim nga Cindy për Brandon. Ajo shprehet shumë krenare dhe mirënjohëse për vëllain që ka
“Dhurata më e madhe që prindërit tanë na kanë bërë ndonjëherë ishte njëri-tjetri”
Cindy Marina është përfolur shumë për jetën private dhe lidhjen e dashurisë me Genar Topallin, djalin e Jozefina Topallit.
E ftuar në “Vizioni i Pasdites” pak javë më parë, Cindy foli me konsideratë për familjen e Genarit, për kunatën dhe vjehrrën e saj.
“Megi është perfekte si kunatë. Jam shumë lumtur. Jozefina është një person shumë e respektuar nga të gjithë njerëzit, unë e respektoj shumë. Unë e vlerësoj që jam pjesë e familjes së tyre. Nuk ndihem keq edhe nëse përmendem në media”, u shpreh ajo./vizionplus.tv