Cindy Marina, bukuroshja e ekranit ka bërë së fundmi një urim për të vëllain në 20-vjetorin e lindjes së tij.
Disa reshta, por shumë dashuri dhe vlerësim nga Cindy për Brandon. Ajo shprehet shumë krenare dhe mirënjohëse për vëllain që ka
“Dhurata më e madhe që prindërit tanë na kanë bërë ndonjëherë ishte njëri-tjetri” Me të vërtetë e bekuar të quaj ty dhe Angelon miqtë e mi më të mirë. Për djalin më të zgjuar, më të sjellshëm, më të ëmbël dhe më argëtues që kam fatin ta quaj vëllain tim të vogël, urime ditëlindjen e 20-të!!! Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar sa krenare më bën dhe sa krenare jam që jam motra jote. Drita juaj shkëlqen kaq shumë dhe të gjithë ata që e njohin ju duan kaq shumë! Në fillimin e kësaj dekade të re për ty, të uroj gjithë lumturinë, aventurën dhe dashurinë që bota ka për të ofruar! Shijoje ditën tënde.”, shkruan ajo krah fotove në jaht.
AdvertisementView this post on InstagramA post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa)
Cindy Marina është përfolur shumë për jetën private dhe lidhjen e dashurisë me Genar Topallin, djalin e Jozefina Topallit.
E ftuar në “Vizioni i Pasdites” pak javë më parë, Cindy foli me konsideratë për familjen e Genarit, për kunatën dhe vjehrrën e saj.
“Megi është perfekte si kunatë. Jam shumë lumtur. Jozefina është një person shumë e respektuar nga të gjithë njerëzit, unë e respektoj shumë. Unë e vlerësoj që jam pjesë e familjes së tyre. Nuk ndihem keq edhe nëse përmendem në media”, u shpreh ajo./vizionplus.tv