Komenti i 11-vjeçares në foton e Chiara Ferrganit ”pushton” rrjetin:”Cili është mesazhi për ne vajzat e vogla, duhet të zhvishemi për të rënë në sy?”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komenti i 11-vjeçares në foton e Chiara Ferrganit ”pushton” rrjetin:”Cili është mesazhi për ne vajzat e vogla, duhet të zhvishemi për të rënë në sy?”

Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos e njihni Chiara Ferragni-n. 35-vjeçarja italiane është bërë e njohur për publikun që prej vitit 2009, vit në të cilin ajo hapi për herë të parë “TheBlondeSalad.com”, sitin e preferuar të shumë femrave, që vazhdon t’i sigurojë të ardhura marramendëse, duke e shpallur për të disatin vit radhazi, fashion blogger më të paguar dhe me më shumë influencë në fushën e modës.

 

Përveç se një sipërmarrëse e suksesshme, Chiara njihet gjithashtu edhe për fotot e saj provokues të cilat i konsideron si shprehje të lirisë për të pranuar trupin e saj ashtu siç është. Megjithatë jo gjithmonë ndjekësit e saj janë dakord me këtë gjë.

 

Advertisement

Se fundmi ka qenë një vajzë 11-vjeçare, Gulia Dedola, kampione për moshat e vogla në disiplinën e hipizmit që ka reaguar ndaj një selfie të saj thuajse nudo të postuar në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

Advertisement

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

 

Giulia shkruan: ” Jam thuajse 12 vjeç dhe kur shoh adoleshente 15-vjeçare që bëjnë kështu fotosh, më duken të papërshtatshme. S’e kuptoj pse pikërisht ti poston diçka të tillë? Nuk është se po ekspozon veshje apo rroba banje, je praktikisht nudo. Cili është mesazhi për ne vajzat e vogla, që duhet të zhvishemi për të rënë në sy? Nuk më duket aspak një mesazh i bukur për t’u përcjellë.

 

Advertisement

Blej shumë nga gjërat e tua, fletore, rroba banjë, veshje, por kohët e fundit vërej se këto foto janë bërë shumë vulgare dhe nuk përçojnë më asgjë. Mamaja ime është 34 vjeç dhe do të ndihesha shumë në siklet nëse do të postonte një foto si kjo. Vitto (duke ju referuar vajzës së Chiara-s) do të ketë moshën time pas disa vitesh dhe nuk besoj se do të ndihej krenare për ty po të të shihte kështu. Këto janë foto që ngelin gjatë në internet dhe s’janë të bukura për t’u parë. Më fal, por ky është mendimi im.”-përfundon ajo./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy